Ngjarjet e datës 14 dhjetor

09:00
Ministria e Financave mban konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”. Merr pjesë ministri Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 
09:00
MINT dhe Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC) organizojnë konferencën për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Merr pjesë dhe kryeministri Albi Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Open Data Kosovo (ODK) organizon konferencën me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për Lotarinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
10:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
10:00
Me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve. (Marinë, Skenderaj)
10:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Raportin Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
11:00
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. (Kabineti i Presidentes)
11:00
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e mbështetur nga Zyra e BE-së, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. Do të flasin drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, Prishtinë)
12:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton Raportin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
13:00
Mbahet ngjarja promovuese e marrëdhënieve artistike Kosovë-Mbretëri e Bashkuar dhe fillimi i edicionit të dytë të Programit “Creative Producers”. Merr pjesë dhe ambasadori Nicholas Abbott. (Kino “Armata”, Prishtinë)
14:00
Mbahet Forumi për Transparencë Parlamentare, i cili është i ngarkuar me zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, N506)
18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FSHK) shfaq filmin me metrazh të shkurtër “Mjegull” me regji nga Fadil Hysaj dhe Ujkan Hysaj. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

Back to top button