Ngjarjet e datës 14 gusht

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, mban konferencë për media. Tema: Mbyllja e konkursit të specializimeve në mjekësi. (Ministria e Shëndetësisë, ora 09:00)

Mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës, ku pritet të zgjidhet edhe një anëtar i Bordit të RTK-së. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në rend dite edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi viziton Komunën e Ferizajt, me ç’rast nisin punimet në rregullimin e nënkalimit në rrugën “Liman Rekaj” (Plusi Marketi, ora 11:00)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

Back to top button