Ngjarjet e datës 14 shtator

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vendin tonë

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haradin Bajrami”. (Magure, Lipjan, ora 10.00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10.30)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30, vetëm pamje)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14.00)

Familjet e fëmijëve të braktisur në kampe në Siri, me rastin e ditës së parë të shkollës, organizojnë një bashkim sensibilizues. (Para objektit të Qeverisë, ora 17.00)

Back to top button