Ngjarjet e datës 15 dhjetor

09:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit. (Kuvendi i Kosovës)
09:30
Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, merr pjesë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit – produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:45
Grupi për Ballkan publikon raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi mban seancën e radhës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës)
10:00
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e re Sociale (NSI) prezantojnë rezultatet e anketës të zhvilluar me 1,200 qytetarë të Kosovës për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale të fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)
10:30
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezë ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
12:00
Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Merr pjesë zëvendëskryeministra për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
13:30
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Back to top button