​Ngjarjet e datës 16 janar

09:00
“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Ferizajt, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Ferizajt)
11:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim zv.kryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
13:00
Komuna e Deçanit  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Salla e Kuvendit Komunal)
13:30
Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. (Përballë monumentit “Newborn”, Prishtinë)
13:40
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
19:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon konferencë për media, me rastin e vizitës që drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës. Me këtë rast do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit “Balkans Cooperation 5”, mes pesë Komiteteve Olimpike (Kosovë, Francë, Shqipëri, Maqedoni V. dhe Mali i Zi. (Shtëpia e Sportit në Prishtinë)

Back to top button