Ngjarjet e datës 18 prill

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.(Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 09:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, mban simpozium shkencor “Ndryshimet strukturore të ekonomisë dhe konkurreshmëria”. (Salla e AShAK, ora 09:30)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku”. (Shkolla “Ibrahim Mazreku”, Malishevë, ora 14:00)

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë.

Back to top button