Ngjarjet e datës 2 shkurt

 

 

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave. (ish-zyrat e MZHE-së, ora 08:00)

Mbahet programi orientues mes institucioneve: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve; OJQ-ve dhe akterët tjerë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 09:00)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet afër Teatrit Kombëtar. Pas aktivitetit kryetari i kësaj partie deklarohet për medie. (Afër Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), mban konferencë për medie, në të cilën do të shpaloset planipër monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. (Zyra e KDI-së, Prishtinë, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në një takim zyrtar Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00).

Back to top button