Ngjarjet e datës 20 shtator
Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:30)
Mbahet edicioni i dytë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS): “Dreaming the (im)possible: Western Balkans free from crisis mode and on a path towards collaborative integration” (Four Points by Sheraton Hotel, 09:00)
Mbahet konferenca e nivelit të lartë “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szunog (Swiss Diamond Hotel, 09:30)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Kuvendi i Kosovës, N303, 10:00)
Policia e Kosovës organizon aktivitetin e shkatërrimit të armëve (Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez, 10:00)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën përmbyllëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas (Amfiteatri i ndërtesës qeveritare, ish-Rilindja. 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (Kuvendi i Kosovës, C203, 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes (Kuvendi i Kosovës, N204, 11:00)
Promovohet libri “Gjyqtar dhe avokat në kohë të vështira” i autorit Hasan Hoti (Biblioteka Kombëtare, 13:00)
Mbahet ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimit të BE-së për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (Kino Armata, 18:00)