BE-ja e shqetësuar për mosgatshimërinë e palëve për të zbatuar marrëveshjen

I anshëm, i sinkronizuar me Vuçiqin. Këto ishin vetëm disa prej kritikave që një ditë më pari i bëri kryeministri Kurti ndaj të dërguarit special për dialogun Miroslav Lajcak. Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka quajtur pretendime të pabaza kritikat e Kurtit.
“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd”.
Ndërmjetësuesit e dialogut Josep Borrelll dhe Miroslav Lajcak, kanë marrë mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja pas takimit të 14 shtatorit Kurti-Vuciq. Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit Derek, pas një takimi që zhvilloi me presidenten Osmani kërkoi nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht t’i kthehen procesit të dialogut në Bruksel.
“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e raporteve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE”.
Përfaqësuesit e pushtetit thonë se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja janë unike sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kryetari i Komisionit për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se problemi është tek qasja e e njëanshme e ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajcak.
Adnan Rrstemi-VV
‘’shumë mirë që SHBA-ja dhe BE-ja janë në një linjë kur bëhët fjalë për dialogun. Kritikat kanë të bëjnë me Lajcakun. Sjellja e tij po e dëmton procesin e dialogut’’.
Qasja e kryeministrit Kurti në proces të dialogut përbën shqetësim të madh thonë përfaqësuesit e opozitës.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, tha se Kurti nuk ka një plan për procesin e dialogut.
Hajdar Beqaj-PDK
‘’Kosova duhet të jetë e fokusura për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke’’.
‘’nuk po tregon seriozitet me faktorin ndërkombëtar dhe në proces të dialogut”, tha Pal Lekaj nga AAK.
Kritikave të opozitës iu përgjigj deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.
Partitë opozitare paralajmërojnë se do ta ftojnë në interpelancë kryeministri Kurti për të raportuar për dialogun./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?