Kampioni e mposht Crvena zvezdan, Barcelona shkatërron Antwerpin

Kanë përfunduar të gjashtë ndeshjet që po zhvilloheshin aktualisht në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual, Manchester City e ka nisur aventurën në sezonin e ri të kësaj gare me fitore 3:1 ndaj Crvena Zvezdas.

Golat për Cityn i shënuan Alvarez (minuta e 47’ dhe minuta e 60’) dhe Rodri minuta e 73’, kurse golin e nderit te serbët e shënoi Osman Bukari në minutën e 45’ të ndeshjes.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja tjetër interesante mes Barcelonës e Antwerpit të Arbnor Mujës, ku gjiganti katalunas shënoi fitore të thellë 5:0.

Golat për Barçën i shënuan Felix (minuta e 11’ dhe minuta e 66’), Lewandowski (minuta e 19’), Gavi (minuta e 54’) dhe Bataille me një autogol në minutën e 22’.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve i gjeni më poshtë.

Back to top button