Ngjarjet e datës 21 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri do t’ia dorëzojë presidentit Hashim Thaçi, peticionin e qytetit të. (Ora 10:00)

Mbahet takimi informues me ndërmarrjet në sektorin minerar. (Salla e Madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

Demokracia Plus organizon tryezën, ku diskutohet mbi kontratat e shërbimeve të marketingut “Mediat dhe tenderët – Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencën “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Pulsi Publik XV. (Zyrat e UNDP-së, ora 11:00)

Komuna e Prishtinës do të mbjellë drunjtë e llojit “Cherry Blossom”. (Hapësira pranë objektit të Qeverisë, ish – Rilindja, ora 11:00)

Mbahet takimi ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministres së Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe në anën tjetër. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:40)

Shtëpia Botuese “Drita” promovon botimet e publikuara gjatë vitit 2018. (Qendra BogdaniPolis, që gjendet në ambientet e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet takimi i 162-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

Me rastin e lansimit të projektit nga “Junior Geek” në Shkollën Amerikane të Kosovës, do të flas ambasadori Philip S. Kosnett. (Kampusi Newborn i Shkollës Amerikane të Kosovës, ora 14:15)

Back to top button