Ngjarjet e datës 22 shtator

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Kuvendit), 10:00.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204), 10:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 10:00.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë-organizim me Komunën e Prishtinës, shënon “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, “Ish objekti Rilindja”), 10:00.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të  Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020 dhe raportin e auditimit të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10), 12:00.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203), 13:00.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 13:00.

Back to top button