Taksitë shndërrohen në kopshte, pandemia s’po i lë të funksionojnë

Veturat e taksive në Tajlandë i kanë dhënë një kuptimin të ri termit “kopsht në çati”, duke përdorur çatitë e veturave të tyre boshe për shkak të pandemisë me COVID-19, për të shërbyer si kopshte të vogla bimore.
Punonjësit e dy kooperativave të taksive kanë krijuar kopshte në miniaturë këtë javë, duke përdorur qese plehrash të zeza plastike të shtrira nëpër korniza bambuje. Në majë të miniaturës, ata kanë shtuar dhe, në të cilin kanë mbjellur disa lloje perimesh si: domate, tranguj dhe fije fasulesh.
Rezultati dukej më shumë si një instalacion arti, sesa si një park veturash pasi ky ishte edhe qëllimi: të tërhiqet vëmendja për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shoferët e taksive dhe operatorët të cilët janë goditur keq nga masat e mbylljes për shkak të koronavirusit.
Koperativat The Ratchapruk dhe Bovorn Taxi tani kanë vetëm 500 vetura në dispozicion për rrugët e Bankokut, me gjithsej 2500 ulëse.
Rrugët e heshtura të Bangkokut deri vonë për shkak të masave, kanë shkaktuar garë të madhe për çmimet e udhëtimeve, duke ndikuar kështu në të hyrat e shoferëve. Shumica prej tyre tashmë i kanë braktisur veturat e tyre të punës dhe janë zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre në zona rurale.
Me rritjen e numrit të të infekuarve nga Covid-19, kooperativat u “rrëzuan plotësisht”, pasi mijëra makina u dorëzuan nga shoferët e tyre.
Në total, Tajlanda ka konfirmuar 1.4 milion raste dhe mbi 14,000 vdekje si pasojë e Covid-19./21Media

Back to top button