Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2022

09:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Marrëveshjet e Kredisë me BERZh-in për projeket “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike” – në Prishtinë dhe Prizren e pika të tjera. (Kuvendi Kosovës, C203)
09:00
“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Obiliqit, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Obiliq)
10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) prezanton platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale. (Klan Arena, Fushë-Kosovë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti i përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Zyrat e INPO-s, rr. “Qamil Hoxha”, Prishtinë)
10:30
Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë partiakë bëjnë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Velani)
10:30
Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë prezantojnë draftin e Planit të Menaxhimit të Pellgut Lumor – Drini i Bardhë (K-7), Krijimin e Rrjetit të Monitorimit të Ujërave Nëntokësorë (K-4) dhe Planin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna (K-3). (Objekti ish-Rilindja)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e gjashtë të konferencës “Sporti dhe Media” ku do të mbahet punëtori për rrjetet sociale nga Valon Canhasi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës hap ekspozitën “33 vite LDK”. (Holli te selia qendrore e LDK-së)
11:30
Mbahet takimi i 225-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KGjK-së)
11:30
Kolegji UBT mban ngjarjen “Let’s meet the Rector”, me ç’rast rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të takojë dhe bashkëbisedojë me studentët e dalluar të të gjitha fakulteteve.(Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)
13:00
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për medie, ku do të prezantohet Raporti Përmbledhës i Punës gjatë vitit 2022, përkatësisht angazhimi në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38)
15:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. (Kuvendi, N506)
15:30
Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Roli i Gruas në LDK ndër vite”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
16:00
OJQ “Hardh Fest” mban konferencën për medie, ku do të shpalos datat dhe sloganin e edicionit të 9-të të “Hardh Fest 2023”. (Rr. “Xhevdet Kasapi”, Rahovec)
18:00
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon 33-vjetorin e themelimit me një festë solemne. (Salla AMC, Mazgit)

Back to top button