​Ngjarjet e datës 23 prill

Mbledhje e Kryesisë së Kuvendit (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 9:00)

Mbledhje e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. (Kuvendi i Kosovës, N-10, ora 09:00)

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mban Konferencën Ndërkombëtare “Roli i financave zhvillimore në tejkalimin e barrierave të rritjes ekonomike: Mësimet e nxjerra nga një dekadë operimi të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore” (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 9:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit ETEA organizon simpoziumin profesional: ”Nga leximi te kuptimi: sfida, praktika dhe politika” (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 9:00)

Organizohet konferencë Girls in ICT 2026. Marrin pjesë ministret Artane Rizvanolli dhe Mimoza Kusari Lila. (RIT Kosovo, Prishtinë, ora 9:30)

Mbahet SHEcurity conference & CTF 2026 për shënimin e ditës ndërkombëtare të vajzave në ICT. (Holli i Fakulteteve Teknike, Universitetit i Prishtinës, ora 9:30)

Mbledhje e Komisionit për Shëndetësi. Bëhet shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N-303, ora 9:30)

Seanca e Kuvendit të Kosovës (Salla e seancave, ora 10:00)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e dy veprave të autorit, haxhi Sherif ef. Ahmetit, “Akaidi islame: Parimet, zhvillimi dhe shkollat” dhe “Ixhazetnamet e h. Sherif ef. Ahmetit”. (Salla e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë, ora 11:00)

Debat me temë “Sfidat në zbatimin e Ligjit për të Huajt“ (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00

Promovohet ribotimi i librit “Mbrojtja e shkollës shqipe protesta në Prishtinë”. (Instituti Albanologjik i Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës. Nënshkruhet edhe memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe GIZ-it si implementues i këtij projekti. (Galeria e Arteve në Podujevë, ora 12:00)

Back to top button