Playoff-i basketboll sonte derbi Trepça-Peja

Një nga përballjet më të zjarrta të basketbollit kosovar zhvillohet në kuadër të gjysmëfinaleve të “Play-Off”-it, ku Trepça do të ndeshet me Pejën.

Takimi do të zhvillohet sot më 23 prill dhe pritet të sjellë spektakël të vërtetë në parket, duke marrë parasysh rivalitetin e madh dhe formën e mirë të të dy skuadrave.

Trepça hyn në këtë përballje me ambicie të qarta për titull, duke u mbështetur në përkrahjen e fuqishme të tifozëve dhe performancat gjatë sezonit. Në anën tjetër, Peja synon të befasojë dhe të sigurojë një vend në finale, duke u mbështetur në përvojën dhe cilësinë e lojtarëve të saj.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19:30.

Back to top button