​Ngjarjet e datës 24 korrik

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku të gjithë bashkatdhetarët mund ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetë. (Kuvendi, ora 8:00-16:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban tryezën e tretë, ku do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe udhëheqës të UÇK-së, lidhur me situatën politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë. (Kuvendi, salla 506, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Kuvendi, salla C203, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku shqyrtohen raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi, salla N303, ora 12:00)

Back to top button