Ngjarjet e datës 24 maj

10:00
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit, Shtime)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. (Kuvendi i Kosovës, C203)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje. Prezantohet tema “Sistemi i Arsimit Parauniversitar në Kosovë”, nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe atë për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00
OJQ “Aktiv” prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:40
Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc, Shtime).

Back to top button