​FT: Shitja e Chelsea vendoset për miratim pasi Abramovich përmbush “vijat e kuqe”

Shitja prej 4.25 miliardë funte e Chelsea nga Roman Abramovich te një konsorcium i udhëhequr nga financuesi amerikan Todd Boehly do të nënshkruhet nga qeveria, sipas Financial Times.
Ajo vjen pas javësh bisedimesh për të siguruar që oligarku, i cili u sanksionua pas pushtimit rus të Ukrainës, të mos përfitonte nga shitja.
Zyrtarët pranë negociatave thanë se Abramovich kishte përmbushur “vijat e kuqe” të qeverisë për shitjen dhe se ata prisnin që ajo të miratohej në Londër brenda natës, raportoi gazeta.
Një zyrtar i afërt me negociatat tha se bisedimet e furishme midis Chelseat, Abramovich, Brukselit dhe Lisbonës ishin duke u zhvilluar për të përfunduar marrëveshjen.
Në fillim të këtij muaji, oligarku këmbënguli se pozicioni i tij për shitjen e Chelsea është i pandryshuar dhe i përshkroi pretendimet se ai ka kërkuar për një hua prej 1.5 miliardë funte për t’u kthyer si “krejtësisht të rreme”.
Abramovich nxori në shitje Chelsean më 2 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News./KP

Back to top button