Ngjarjet e datës 24 tetor

9:30
Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, mban konferencë për medie. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
10:00
Mbahet vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi Kosovës)
10:00
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit fillon “Javën për të drejtat e viktimave të krimit”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery M.Hovenier, etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Bëhet lansimi i programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. Merr pjesë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. (Amfiteatri i Bibliotekës)
10:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama viziton hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Rruga “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”)
12:00
Komuna e Deçanit organizon festën tradicionale ”Dita e Gështenjës”. (Oborri i Komunës, Deçan)
13:00
Partia Socialdemokrate mban një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
13:00
Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF), nën ombrellën e Forumit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë (FAS Forum) i themeluar nga organizatorët. (Hotel “Emerald”, Prishtinë

Back to top button