Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy

Autori Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas goditjes me thikë në Nju Jork në gusht, thotë agjenti i tij.
“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks”, tha Andrew Wylie, një agjent me bazë në Nju Jork, gjithashtu për gazetën spanjolle El País tha: “Ishte një sulm brutal.”
Z. Wylie tha se nuk mund të zbulonte vendndodhjen e romancierit. Sulmi ndodhi në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut.
Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”.
Disa muslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24 vjeç, i lindur në SHBA, është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje.
“Ai ka humbur shikimin e njërit sy,” tha Wylie në intervistën e tij me El País. “Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i ishin prerë nervat në krah”.
I pyetur nëse autori ishte ende në spital, Wylie u përgjigj: “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është gjëja më e rëndësishme.”
Sulmi ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Rushdie ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët.
Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed fyente Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një fetva – ose dekret – duke bërë thirrje për vrasjen e zotit Rushdie, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh (2.5 milion £) në kokën e autorit.
Fetvaja mbetet aktive dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian shtoi 500,000 dollarë të tjera në shpërblim në 2012./21Media

Back to top button