Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

OJQ “Etea” hap mini-bibliotekën në sheshin “Ibrahim Rugova”. (Ora 9.00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës. (Administrata Qendrore e Policisë së Kosovës, ora 10.00)

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit”.(Zyra Kombëtare e Auditimit, lagjja “Arbëria”, rr. “Ahmet Krasniqi”, nr. 210, Prishtinë, ora 10:00)

Dorëzohen ofertat për shitjen e aseteve nr. 53 që përfshinë 123 asete të ndërmarrjeve shoqërore. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 10:00)

KEDS ndan dhurata për nxënësit e shkollës fillore ““Hasan Prishtina” në Busavatë të Kamenicës (Ora 11.00) dhe ata të shkollës fillore “Aziz Sylejmani “ në Qabër të Mitrovicës Veriore. (Ora 13.00)

NLB Banka dorëzon çelësat e shtëpisë së ndërtuar për familjen Remzi Hajrullahut që jeton në kushte të rënda ekonomike. (Afër Qendrës së Punës Sociale në Gjilan, ora 11:00)

Komuna e Deçanit organizon debatin e dytë publik për vitin 2019.(Salla e konferencave në objektin e komunës, kati 3, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizojnë edicionin e tretë të konferencës “Sporti dhe media”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë, ora 11.00)

Organizata Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Stacioni në Pejë, organizon konferencë të përbashkët me media lidhur me publikimin e raportit mbi “Kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Pejës në Policinë e Kosovës”. (Zyrat e Organizatës – “Syri i Vizionit” rruga “Isa Demaj”, nr.14, Pejë, ora 11.00)

Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15.00)

Mbahet eventi përmbyllës i fundvitit “Hyjnesha n’libër” dedikuar mini-bibliotekave. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 18:00)

Elia Zaharia-Zogu përuron librin “Trëndafili i bardhë”. (Libraria “Altera”, ora 18.00)

Mbahet koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 18.00)