Ngjarjet e datës 26 gusht

Lëvizja FOL mban konferencë për medie me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti1 dhe Hoti”. (Në zyret e Lëvizjes FOL), 11:00.
Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave organizojnë marsh protestues: Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Fillon tek  Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfundon pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës), 12:00.
Mbahet ceremonia e dorëzimi të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP.  (Administrata kryesore në QKUK), 13:00.
Back to top button