Ngjarjet e datës 26 tetor
09:00 – CEF (Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni), nё bashkëpunim me FMN-nё, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës do të mbajnë workshopin ndërkombëtar lidhur me Përmirësimin e Menaxhimit të Borxhit Tatimor. Marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, si dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Hotel International Prishtina, Veternik, Prishtinë)
10:00 – Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar tw Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00 – Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaji Marigona Osmani. (Gjykata Themelore, Ferizaj)
11:00 – Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), për Ballkanin Përendimor Mateo Colangeli, drejtori i Zyrës së BERZh-it, në Kosovë Neil Taylor bëjnë inaugurimin e projektit “Hyrja në Prizren”. (Rruga rajonale Prizren-Gjakovë, afër përmendores në Landovicë)
13:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)./21Media