Ngjarjet e datës 27 gusht

Ngjarjet e plaanifikuara per diten e sotme ne vendn tone

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, merr pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime. (Hotel ‘Sonoma’, Fushë Kosovë, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj merr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të oksigjeno-koncentratorëve. (QKUK, ora 11:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen në sektorin privat. (Zyrat e sindikatës, objekti ish-Gërmia, ora 11:00)

Disenjatorja e modës, Lia Stublla përmes fondacionit të saj “LS” dhuron çanta, mjete mësimore e maska për nxënësit me kushte të rënda në Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës, salla e Konferencave, 12:00)

Ministri i Drejtësisë (MD), Selim Selimi mban konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, objekti i ish-Rilindjes, kati 9, salla 914, ora 13:00)

Mbahet tryeza e rrumbullakët “Ndikimi psikologjik dhe sfidat e shërbimeve të shëndetit mendor gjatë pandemisë COVID-19”, organizuar nga Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO). (Kolegji AAB, rruga ‘Elez Berisha’, nr.56, Zona Industriale, Fushë Kosovë, ora 16:00)

Back to top button