Dy fëmijë të mitur, 5 dhe 6 vjeç u lënduan aksidentalisht duke luajtur me një granatë të vjetër, ku fatkeqësisht 6 vjeçari për shkak të plagëve të marra vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në fshatin Siman në Gramsh.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

5-vjeçari i mbetur i lënduar nga shpërthimi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri me tani policia po heton por nuk ka asnjë person te shoqëruar./oranews