​Ajaxi në kërkim të një trajneri, kthen sytë te ndihmësi i Klopp

Gjiganti holandez, Ajax është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri 2024/25.

Siç bëhet e ditur nga gazetari Paul Joyce, ndihmësi i Jurgen Klopp te Liverpooli, Pep Ljinders po konsiderohet si njëri nga emrat për të marrë drejtimin e skuadrës së Ajaxit.

Ljinders është duke u konsideruar nga krerët e Ajaxit, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Sigurisht, Ljinders do të largohet nga Liverpooli me Kloppin, dhe në asnjë rast nuk do të qëndrojë te gjiganti anglez.

Back to top button