Vdiq ish-senatori Joe Liberman

Në moshën 82 vjeçare ka vdekur, të mërkurën ish-senatori Joseph I. Lieberman. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij përmes një deklarate.

“Dashuria e Senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij të shërbimit në interes të publikut,” tha familja e tij.

Ai kishte qenë një mbështetës i Kosovës që nga shekulli i kaluar.

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosovic, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e SHBA-së dhe NATO-s.

Më 29 mars 2007, Senatori Lieberman prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Back to top button