Ngjarjet e datës 28 shkurt

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Marrin pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jefferey HOVENIER.( Qendra Korrektuese Dubravë, ora 10:00)
U.d së Drejtorit të Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID-it Metju Kulinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet ndan mirënjohje për 60 praktikantë dhe 40 organizata nikoqire të USAID-it. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Komuna e Mitrovicës së bashku organizatën joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, organizojnë ceremoninë solemne me rastin e dorëzim-pranimit të 40 shtëpive në Lagjen “Frashër”. (Lagjja “Frashër”, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e dytë.( Kuvendi komunal, ora 10:00)
Në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Organizata ETEA organizon tryezë diskutimi me rastin e publikimit të “Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve”. (Objektit i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Dardani, ora 11:00)
PBC Academy ndan certfikata për 50 nxënës të SH.M.L. “Gjin Gazulli”. (PBC Academy, ora 11:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës do të promovohet rezonanca magnetike. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.( Spitali i Pejës, ora 12:00)
Gabriel Escobar mban konferencë për shtyp në internet. Ai do të marrë pyetje nga gazetarët pjesëmarrës.( Ora 16:00)

Back to top button