Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius.
Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Back to top button