Ngjarjet e datës 28 shtator

09:00
Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban tryezën me temën “Punësimi, kjo sfidë e vazhdueshme: Cilët janë mekanizmat për t’u qasur në tregun e punës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Advocacy Training & Resource Center (ATRC) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantojnë raportin “Hate O Meter I & II”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Shkolla “Dr. Ali Sokoli”, Prishtinë)
11:00
Organizohet ceremonia përuruese e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Në përurimin e Qendrës Nacionale. Marrin pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Lagjja “Tabjet”, Pejë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton projektligjet në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
12:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për medie. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-Rilindja)
12:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pret në takim ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer. (Objekti i MPB-së)
16:00
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

Back to top button