Ngjarjet e datës 30 gusht

09:30
Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, organizojnë shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor. (Marshi nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Lapidari dedikuar personave të zhdukur para ndërtesës së Kuvendit)
09:30
Mbahet seanca në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me dëshmitë e dëshmitarëve. (Pallati i Drejtësisë)
10:00
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nënshkruan kontratë me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së)
10:00
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur vendosen kurora lulesh te Lapidari dedikuar personave të Zhdukur. (Para ndërtesës së Kuvendit)  
11:00
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit ASV (Armored Security Vehicle). (Kazerma “Adem Jashari”)  
11:00
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për medie (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
12:00
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur zhvillohet vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdar.(Afër pikë-kalimit kufitar Merdar, Podujevë)
13:00 – 13:45
Sindikata e infermierëve, Oda e infermierëve dhe shoqatat e infermierëve të psikiatrisë, neurologjisë, instrumentareve dhe shoqata të tjera mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme për koordinimin e veprimeve sindikale lidhur me kërkesat e infermierëve dhe në kundërshtim të shtesave nënçmuese prej 60 eurove. Në ora 13:45 do të ketë deklarime për medie. (Drejtoria e SHSKUK-së).  
Back to top button