Ngjarjet e datës 31 maj

 

10:00
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit “Shigjeta” Pashtrik.
Agjenda:
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka).
11:00 – Homazhe pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup.

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00
Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00
Mbahet konferenca me rastin e perfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

12:00
Mban mbledhje Kryesia e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

15:30
Konferenca e Kombëtares së Kosovës para ndjeshjes me San Marinon. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

17:00
Konferenca e Kombëtarës së San Marinos para ndeshjes me Kosovën. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

17:00
Mbahet mbledhja e katërt për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi i dytë me qytetarët”. (Kuvendi Komunal, Prizren)

18:00
Fillon edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) për vitin 2021. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Shkolla e Gjelbër, Prishtinë).

Back to top button