Ngjarjet e datës 4 qershor

 

 

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë, diskutohet për faljen e gjobave. Lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të paraqitet në interpelancë. (Salla e seancave plenare)

10:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e lansimit të Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual. (Ndërtesën e OKB-së, “Arbëri”)

10:00
Ministri grek, Nikos Dendias pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë)

10:00
Për Ditën Botërore të Mjedisit, organizohet aksioni i mbjelljes, së fidaneve. (Oborri i QKUK-së, Klinika e Onkologjisë)
10:00
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi me rastin e shënimit të 5 Qershorit “Ditës së Mjedisit”, marrin pjesë në aksionin e pastrimit në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren)

10:30
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvillon takim me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Më pas të dy mbajnë konferencë për medie në ora 11:10. (Objekti i MPJD-së)

11:00
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” nis Festivalin Multikulturorn në komunën e Fushë-Kosovës, të Ferizajt, të Gjakovës, të Prizrenit dhe të Mitrovicës.

11:00
Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” mban mbledhjen e VI të Kuvendit. (Shtëpia e Kulturës, Skënderaj)

11:00
Kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari përurojnë renovimin e tërësishëm të zyreve së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dhe inventarizimin e tyre. (Prizren)

11:40
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Presidenca e Kosovës)

12:20
Kryeparlamentarin Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës)

12:50
Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës)

13:30
Let’s do it Kosova organizon aksion pastrimi në Brezovicë dhe mbjellje e drujve në Shtërpcë. Nisja bëhet në ora 11:30 në lagjen Pejton, Prishtinë. (Brezovicë).

Back to top button