Ngjarjet e datës 5 maj

 

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton Ministrit të Mbrojtjes, Armend Meha. (Kuvendi i Kososvës, salla N302, ora 09:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog z. Besnik Bislimi lidhur me vizitën në Bruksel. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 09:30)

Rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nga e tërë Kosova. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 10:00)

Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, Komuna e Deçanit mban këto aktivitet.

Agjenda:

Ora 10:00 – Seance Solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve;

Ora 10:00 – Fillon turniri tradicional “Luan Haradinaj”, palestra e qytetit;

Ora 10:30 – Homazhe në Qendër të qytetit;

Ora 11:00 – Homazhe pranë lapidareve, varrezave dhe memorialëve të martirëve;

Ora 13:00 – Homazhe në kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan.

Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton për formimin e Grupit Punues për përcaktimin formatit të raportit financiar të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Lëvizja Fol organizon debatin “Fol Hapur” me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’. Të ftuar janë: Ministri i Financave Hekuran Murati, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Kolegji i Kirurgeve të Kosovës promovon botimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti pret në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa një orë më pas dalin bashkë në konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00).

Back to top button