Ngjarjet e datës 5 nëntor
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon Tryezën e gjashtë të Sportit. (Hotel “Venus”, Prishtinë-Lipjan, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit. (Zllatar, ora 09:30)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:30)
Me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizojnë ligjëratën e hapur, “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, salla 014, ora 11:00)
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajnë takim me Prof. Roberto Mugavero, President i Qendrës Evropiane për Mjeksinë në Emergjenca dhe Katastrofa CEMEC. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)
Lansohet raporti i UNICEF-it: Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC). (Në Modelarium, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës, ora 11:00)
Në përvjetorin e Astrit Deharit, bëhet dhurimi vullnetar i gjakut. (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin e Panelit Përzgjedhës për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në ARRU”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, lidhur me aspektet e tё drejtave tё njeriut sipas Raportit për Kosovën 2024, tё Komisionit Evropian si dhe bën shqyrtimin e Peticionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)
Mbahet takimi me temën “Perspektiva Ekonomike Rajonale e FMN-së për Evropën, Një rimëkëmbje nën potencialin e plotë të Evropës – Fokusi i veçantë: Sa të mëdha janë efektet e konvergjencës së Evropës dhe cilët janë shtytësit kryesorë?. Merr pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. (Hotel Swiss Diamont, ora 14:00)
Komuna e Ferizajit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë bën shpërndarjen e motokultivatorëve. (Palestra e Sporteve në Ferizaj, ora 14:00)
Bëhet ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin. (Kino ABC, Prishtinë, ora 17:30)