Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Prishtina.
Hovenier ndër tjera deklaroi se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët.
”Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”, tha ndër tjera Hovenier.