Ngjarjet e datës 5 tetor

  • 10:00
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Fianancimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe ai i Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 
  • 10:00
    Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë)10:00 – 12:30
  • Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur Shitjen e Aseteve me Likuidim ShAL 59. Dorëzimi i ofertave për asetet e ofruara në këtë shitje bëhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave fillon nga ora 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
  • 10:00
    Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës, Gjilan)
  • 10:45
    Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës)
  • 11:00

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini e pret në takim sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daciq. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)
  • 11:00Federata e Hendbollit e Kosovës mban konferencë për shtyp rreth fillimit të tournamentit IHF Trophy për grupmoshat U18 dhe U20. (Lokalet e FHK-së)
  • 11:00Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore. (Zyrat Byrosë së Sigurimit, rr. “Lidhja e Pejës”) 
  • 11:30Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 
  • 11:30Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së)
  • 13:00Zëvendëskryeministri i i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
    13:00
  • Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Teatri i qytetit, Gjilan)
  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 15:00Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
  • 16:00Zhvillohet ndeshja Kosovë – Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Back to top button