Ngjarjet e datës 6 qershor
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar. (Presidencë, ora 9:30)
Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:30)
Universiteti i Prishtinës lanson projektin “Nanoparticles in Environment and Medical Research”, i cili financohet nga Komisioni Evropian. (Fakulteti i Mjekësisë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të marrë pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas”, që do të zhvillohet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Forumi për Transparencë Parlamentare organizon debatin e radhës me deputetë, me temën “Perspektiva, mirëqenia dhe sfidat e komuniteteve në Kosovë”. (Kuvendi Komunal i Prizrenit, ora 11:00)
Mbahet konferencën finale e Projektit të EU për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF). (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizon ligjëratën e profesor Tomo Virk nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Sllovenisë me temën “Letërsia bashkëkohore sllovene dhe roli i saj. (Salla e Akademisë, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022. I ftuar: Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla C302, ora 11:30)
Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2023”. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Vlada Trajkoviqit si përfitues të subvencioneve të kësaj ministrie. (Fshati Dorotin, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 13:00)