​Ngjarjet e datës 6 shtator

Vazhdon gjykimi në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 09:00)

Në shënimin e 24 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha stacionet policore do të aplikohet “Porta e Hapur” ku qytetarët mund të zhvillojnë vizita (10:00)

Në shënimin e Ditës së policisë së Republikës së Kosovës ekspozohen njësitet dhe pajisjet policore (Sheshi “Skënderbeu” dhe sheshi “Ibrahim Rugova”, 10:00-13:00)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të vizitojnë njësitet dhe pajisjet policore (Sheshi “Skënderbeu” dhe sheshi “Ibrahim Rugova”, 11:00)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media dhe publikon raportin “E drejta e fshirjes së të dhënave personale (E drejta për t’u harruar)” (Zyret e Lëvizjes FOL, 11:00)

Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e të Heinrich Böll Stiftung, organizon edicionin e katërt të platformës #GreenTalk (Oborri i Qendrës për Praktikë Narrative – ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani”, 16:00)

Shënohet 24 vjetori i Policisë së Kosovës, marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare (Hotel Venus, 19:00)

Back to top button