Ngjarjet e datës 7 dhjetor

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 09:00)
Misioni i OSBE-së organizon tryezë me temë sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje.( Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale; Raportin Financiar Vjetor të KQZ-së etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Iniciativa për Progres (INPO) mban tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mban konferencën me temën “Obligimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut”, e cila shënon hapjen e Javës së të Drejtave të Njeriut. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)
Mbahet tryeza me temën: “Gardianët e barazisë në Ferizaj”( Hotel “Rubis”, Ferizaj ora 10:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:30)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 61. (Hoteli “Grand”, ora 12:30)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)
Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala mban konferencë për media për të shpalosur aktivitetet që do të mbahen në Kongresin botëror për Personat me Aftësi të Kufizuar “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, i cili nisë punimet zyrtarisht me 8 dhjetor 2022.( Hotel” Venus”, ora 14:00
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” mban diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)
Komisioni për Buxhet shqyrton ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC; dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore të Gazetarisë dhe shënimin e 20-vjetorit të themelimit të AGK-së. (Hotel “Sirius”, ora 15:00)
Organizata Çohu organizon diskutimin me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel “Sirius”, ora 15:00)
Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGJK) prezanton Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”. (Hotel “Garden”, ora 17:00)
Aurela Berila mban ligjëratë mbi aktivitetin artistik të këngëtares Adelina Ismaili: “ADELINA: Një tregim i qenies pa kompromis”. (Biblioteka Kombërtare, ora 19:00)

Back to top button