Ngjarjet e datës 7 korrik

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në të cilën janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës. (Salla e seancave, ora 10:00).
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit katër vjeçar në krye të OEK-ut. (OEK, ora 10:00).
Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.M., E.B., dhe A.B., të akuzuar për shkak të veprës penale vrasja e rëndë. (Gjykatën Themelore Ferizaj, salla III, kati i parë, ora 10:30).
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sallën e takimeve të KGjK, ora 13:00).
Sport Club Gjilani zhvillon ndeshje me FK Liepaja në kuadër të eleminatorit në UEFA Conference League. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ora 20:00).
Përfaqësues të Sport Club Gjilani, mbajnë konferencë për media pas ndeshjes me FK Liepaja. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ora 22:15).

Back to top button