Oda e Mjekëve shprehu ngushëllime për vdekjen e mjekut Iljazi

Oda e Mjekëve të Kosovës sonte reagoi pas vdekjes së mjekut nga Gjakova, Ali Iljazi.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të mjekut Iljazi.

Ali Iljazi ishte internist/pulmolog dhe dekani i parë i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani”, në Gjakovë. Në vitin 1973 kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë dhe më pas ishte kthyer për të punuar si mjek i përgjithshëm në ambulantën kryesore në Gjakovë, për 3 vite. Ali Iljazi më vonë kishte shkuar sërish në Sarajevë për të kryer specializimin në lëminë e mjekësisë interne deri në vitin 1979. Në vitin 1987 ai kishte marrë titullin e primariusit, ndërsa në vitin 1988, në Universitetin e Novi Sadit kishte mbrojtur titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë. Ali Iljazi ka mbi 80 punime shkencore, të cilat janë të botuara në revista të ndryshme dhe ishte paraqitur me tema shkencore në Kongrese e seminare të ndryshme./21Media
Back to top button