Ngjarjet e datës 7 shtator
Ngjarjet e planifikuara për sot në vendin tonë
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) të Podujevës mbahet protestë e vozitësve, punëtorëve dhe punonjësve të tjerë për mos përfshirje në pagat shtesë për korrik dhe gusht. (Ora 9.00)
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen e Javës së Ndihmës Juridike, organizuar nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF). (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11.00)
Mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. (Ora 11.00, pas takimit mbahet konferencë për media ora 12.00, zyra e Sindikatës, tek objekti ish-Gërmisë).
Shënohet 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00.