Ngjarjet e datës 8 dhjetor

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)
09:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT, mban aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë. (Kamenicë)
10:00
Oda e Mjekëve të Kosovës së bashku me Fakultetin e Mjekësisë organizon tezën me temën : Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, me raport të propozim – amendamenteve të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Salla N225)
10:00
Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Salla N10)
11:00
Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), publikon raportin “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)
18:30
Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe Dokufest, mbajnë shfaqjen e filmave të metrazhit të shkurtër të prodhuar nga studentët pjesëmarrës në projektin “Future is Here”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë).

Back to top button