U arrestua 59 vjeçari që tentoi të vriste një shtetas të huaj

Policia e shetit sot informoi se u arrestua shtetasi me inicialet U.S, i cili kishte tentuar ta vriste një shtetas të huaj, në korrik 2021.
Sipas policisë, U.S ishte shpallur në kërkim.
“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kurjan”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim U. S., 59 vjeç, banues në Fier.”, informoi policia.
Ndalimi i shtetasit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 iu caktua masë e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
“Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur.”, bëri të ditur tutje policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button