Ngjarjet e datës 8 mars

Agjencia për Barazi Gjinore organizon eventin “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-12:00)
Mbahet konferencë përgatitore për mbrojtjen në rastin Salih Mustafa. (Hagë, ora 09:30 – 16:30)
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional protestues kundër vrasjes së grave. (Nisja nga Pallati i Drejtësisë Hajvali ora 10:00). Arritja në sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. I ftuar ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon ligjëratën publike “Roli i IAP-së dhe të drejtat e grave”. (ZOOM, ora 11:00-12:00)
Komisioni për Administratë Publike diskuton me institucionet gjegjëse mbi piraterinë, portalet që shpërndajnë fake news dhe propagandë, IPTV që shpërndajnë fake news dhe propagandë, bllokimi i mundësisë së hapjes së mediave pro agjendës ruse në internet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)
OJQ You can do mban një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës. (Ora 13:00-14:30)
Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Kosovë organizojnë ngjarjen “10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 14:00)
Aktivitetet e Komunës së Gjilanit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas:
11:30 – Hapja e fushatës me moton: “Protestojmë, nuk festojmë”. (Para Teatrit të Qytetit)
11:40 – Aktivitet: “Vendosja e këpucëve të kuqe në shkallët e teatrit” që simbolizon vrasjet e grave dhe vajzave ndër vite!
12:00 Ekspozitë në galerinë e qytetit me temë: “Roli i Gruas në Shoqëri”, OJQ- “Gruaja Hyjnore”- mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Back to top button