​Ngjarjet e datës 8 shtator

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini, vizitojnë shkollën “Zenel Hajdini” me rastin e rihapjes së saj pas renovimit. (Ora 08:30)

Instituti GAP organizon konferencën “Përmbushja e premtimeve nga kryetarët e komunave në mandatin qeverisës 2021 – 2025”. (Instituti GAP, rruga “Sejdi Kryeziu”, blloku 4, numër 4, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. (Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, ora 10:00)

Përurohet objekti i ri i Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “7 Shtatori” në profilet tregti, hoteleri dhe turizëm. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Objekti i ri i SHMLP “7 Shtatori”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz, vizitojnë shkollën “Gjin Gazuli” në Prishtinë. (Ora 11:00)

Promovohet libri “Sali Çekaj – Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës”, nën përkujdesjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Vihet gur-themeli i sallës sportive. (Shkolla “Hasan Prishtina” Godanc, Shtime, ora 13:00)

Nënshkruhet marrëveshja mes KIESA dhe LUX DEV për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – KSV/024: Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e ndryshimeve klimatike në Kosovë. Marrin pjesë Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë. (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ora 14:00)

Hapet edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar Euro Kosova Art. (“Holiday Resort Buquku”, Sllatinë, ora 19:00)

Show More
Back to top button