Ngjarjet e ditës: 14 tetor 2022
10:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
10:00
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
10:00
Organizata “EcoKosWomen” organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)
11:00
Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi Kosovës)
11:00
Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: Analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”. (GLSP, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë)
11:30
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës lansojnë fushatë “SOS Mik”. (Objekti i SOS Fshatit të Fëmijëve, Prishtinë)
15:00
Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtim i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës)
13:00
Deputetja e Parlamentit Europian, Svenja Hahn, nga radhët e Partisë Liberale Gjermane dhe deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa, mbajnë një konferencë për shtyp në lidhje me aktualitetin politik në Kosovë, reformat dhe integrimi i vendit etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
15:00
Oda e Avokatëve të Kosovës bën inagurimin e objektit të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, Prishtinë)
20:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Në hapje do të shfaqet dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë”. (Kino “ABC”, Prishtinë)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?