Deputeti e theu telefonin me çekiç në parlament

Deputeti turk, Burak Erbay ka thyer celularin e tij me çekiç teksa po fliste në parlament.
Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar e të mbështetur nga Qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burgim.
Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.
Duke iu drejtuar të rinjve që do të votojnë për herë të parë, Erbay argumentoi se nëse ky ligj miratohet, të rinjve do t’u hiqet liria e komunikimit./21Media


 

Back to top button